88 vjeçarja e nominuar për çmimin ”Nobel të Paqes”

“Çfarë po bëj unë? Unë nuk kam bërë asgjë,” pyeti Emilia Kamvisi, një gjyshe 85-vjeçare nga ishulli grek i Lesbos, kur ajo dëgjoi se ajo do të jetë e nominuar për çmimin Nobel të Paqes.

Fama e saj erdhi pasi ajo dhe dy shokë të moshës 89 dhe 85 vjeçare janë fotografuar duke ndihmuar një fëmijë sirian gjatë vjeshtës së kaluar, pasi po ndihmonin refugjatët që kishin mbijetuar udhëtimin të pabesë me anije nga Turqia.

Katër muaj më vonë, ajo është në mesin e tre personave të nominuar për çmimin Nobel, simbolikisht që përfaqësojnë “sjelljen dhe qëndrimin e Greqisë, organizatave dhe vullnetarëve ndaj krizës së madhe të refugjatëve”. Instituti Nobel nuk publikon emrat e të nominuarve, por vëzhguesit e Nobel kanë thënë se kush janë të nominuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, Greqia ishte porta kryesore në Europë për një milion e më shumë njerëzit që ikin nga lufta, persekutimi dhe varfëria në vende si Siria, Iraku dhe Afganistani. Në ishullin e Lesbos, menutë e reja dhe shenjat janë në gjuhën arabe dhe kafene janë plot me refugjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?