90-vjeçari gjendet i pajetë në frigorifer, djali e bëri për ti marrë pensionin

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka tronditur zonën e Mystrasit në Greqi, pasi trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi komercial në bodrumin e shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve paraprake, zbulimi u bë pas denoncimeve për mungesën e të moshuarit, çka bëri që autoritetet të nisnin kontrollet në banesë. Gjatë hetimeve, policia gjeti trupin e viktimës të vendosur brenda një frigoriferi të madh.

Në vendngjarje mbërriti mjeku ligjor, i cili gjatë ekzaminimit fillestar nuk evidentoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet vetëm pas përfundimit të autopsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar djalin 55-vjeçar të viktimës, i cili dyshohet se e kishte mbajtur të fshehur trupin e babait të tij. Sipas hetimeve paraprake, ai ka deklaruar se i ati kishte vdekur për shkaqe natyrore. Autoritetet dyshojnë se 55-vjeçari mund ta ketë fshehur trupin për të vazhduar të përfitonte pensionin e të atit. Hetimi vijon për të përcaktuar saktësisht rrethanat e vdekjes dhe periudhën gjatë së cilës trupi është mbajtur i fshehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?