98 për qind e të infektuarve me koronavirus në Francë janë shëruar

Autorietet franceze kanë paralajmëruar sot se mjekimet anti-inflamatore, që në Evropë jepen pa recetë, mund të përkeqësojnë koronavirusin e ri.

Ministri i shëndetësisë Olivier Véran, doktor dhe neurolog i kualifikuar tha: “Marrja e mjekimeve anti-inflamatore si ibuprofen, cortisone … mund të jetë një faktor përkeqësues për infeksionin. Në rast ethesh rekomandohet paracetamol. Nëse keni nisur mjekime anti-inflamatore konsultohuni me mjekun”.

Zyrtarët e shëndetësisë theksojnë se mjekimet anti-inflamatore njihen si të rrezikshme për sëmundjet infektive pasi kanë tendencë të reduktojnë reagimin e sistemit imunitar të trupit.

Ministri shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paradetamol sepse “redukton ethet pa kundërsulmuar inflamacionin”.

Ministria franceze njoftoi sot se numriirasteve mekoronavirus nëvend është rritu me 800 në 24 orë, duke arritur në 3,661 raste të konfirmuara dhe 79 vdekje. Nga të sëmurët, 154 janë në gjendje të rëndë.

Véran tha në konfrernecën e përditshme se virusi është “i shpejtë e i vërtetë”, por 98% të të prekurve janë shëruar. Gazeta Express.

Lexoni edhe

Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend

Temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i urgjencës: Si të kuroheni në kushte shtëpie

“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën

Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!

Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,

Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin

Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë

SHKARKO APP