A është duke fituar Hillary Clinton falë koalicionit me Obamën?

Nga Stephen Collison(CNN)

Hillary Clinton kishte një pyetje për turmën energjike, kryesisht në moshë të re dhe me kombësi të ndryshme që përshëndeti në një tubim në Karolinën Veriore, të martën: “A e pa ndonjëri prej jush debatin mbrëmë?”

“Uou”, tha ajo e mahnitur nga entuziazmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatja demokrate po mundohet ti japë fund sa më shpejt përcarjeve politike në mesin e votuesve, se ajo ka kaluar në përparësi, falë koalicionit vendimtar me Obaman, sidomos pas asaj që është quajtur gjërësisht si “një fitore” në përplasjen e saj të parë në debat me republikanin Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga e Clintonit për marrjen e  270 votave elektorale të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë është shtruar nga mbështetja e yjeve të hollivudid, grave, votuesve afrikano-amerikan dhe hispanikve, të cilët u rreshtuar pas presidentit Barack Obama në vitin 2008 dhe 2012. Por, ka pasur shqetësime në rritje në mesin e përkrahësve të Clintonit se votuesit bazë të Obamas nuk janë dhe aq entuziastë për fushatën e saj, bazuar kjo te sondazhet dhe anketat kombëtare para debatit.

Përplasja e saj me Trumpin  të hënën në mbrëmje në Universitetin e Hofstra në Nju Jork ishte kryesisht një sfidë për atë që tregonte më shumë temperament, përvojë dhe njohuri për të shërbyer në Zyrën Ovale, por nuk është çudi se strategjia dhe retorika e Clintonit në debat ishte  e lidhur ngushtë me shtrirjen delikate e të larmishme të koalicionit  demokratik, për të cilin ajo ka shumë nevojë të dyndet në qendrat e votimit në nëntor.

Ajo e shënjestroi Trumpin mbi deklaratat e tij për gratë dhe ofroi një mbrojtje emocionale mbi  Obaman  për akuzat mbi vendlindjen e tij. Dhe deklaratat e Mbretëreshës së Bukurisë Latine, e cila thotë se Trumpi e kishte fyer për faktin se është mbipeshë, kanë formuar copëzat e fundit të pazëllit për gratë dhe votuesit hispanikë.

Postimet  e para të udhëtimit të Clintonit pas debatit të fushatës në shtetin vendimtar të Karolinës së Veriut të martën treguan gjithçka rreth mënyrës se si ajo po planifikon të bashkojë “Koalicionin Obama”. Turma dukej shumë më entuziaste se audienca e saj të fundit, pa dyshim duke dhënë një nxitje shtesë nga performancën e saj debat të hënën.

Clinton theksoi se ajo kishte nevojë për secilën nga votat e koalicionit shumë-etnik demokratik, duke theksuar argumentin se edhe pse Trump favorizon votën e “të bardhëve”, demografia e elektoratit zgjedhor duket se favorizon demokratët.

“Ne po shohim normat e votave me afrikano-amerikanët, latinët dhe të rinjtë duke u ngjitur gjithnjë e më shumë –  ka thënë Clinton – Dhe për herë të parë, kemi vlerësuar se të rinjtë mund të përfaqësojnë 25% të votave. Tani, unë dua ta shoh këtë të ndodhë. Natyrisht, unë shpresoj që njerëzit votojnë për mua, por unë dua ti shoh të votojnë.”

Fushata e Clintonit ka qenë duke shfrtyëzuar figurat e saj më të fuqishme, duke përfshirë Obaman dhe zonja e parë Michelle Obama, për të rritur pjesëmarrjen në mesin e votuesve të rinj, grave dhe minoriteteve. Bernie Sanders gjithashtu pritet të ndërmarrë fushata të shumta në universitete për emërimin dhe mbështetjen e kandidates demokrate , ish-armikja e tij.

Ai do të shfaqet me Clinton të mërkurën në Durham, Nju Hampshire, një përpjekje që synon direkt shtresat e mesme të popullsisë duke promovuar përballueshmërinë ekonomike për kolegjet. Manu Raju i CNN-it njoftoi të martën se Sanders pritet gjithashtu për të bëjë fushatë për Clintonin në shtete si Michigan,  Nevada, Pennsylvania, Kolorado dhe Uisconsin.

Por Clinton e di se vetë roli i saj është më i rëndësishmi.

Kjo është arsyeja pse që nga fillimi i përplasjes së saj në debat me Trumpin, ajo u përpoq të tregonte ndjeshmëri për shqetësimet e njerëzve të zakonshëm, që nga ekspertë të ndryshëm  konsiderohet se janë persona që kanë lindur mes viteve 1980 dhe 2001.

“Unë dua që ne të bëjmë më shumë për të ndihmuar njerëzit që janë duke luftuar për të balancuar familjen dhe punën – ka thënë Clinton – Unë kam dëgjuar nga kaq shumë prej jush në lidhje me zgjedhjet e vështira që përballeni. Pra lë të sigurohemi që të mund të përballojmë shkollimin e  fëmijëve pa marrë lek borxh ”

Nga ana tjetër Kristen Soltis Anderson, një anketuese republikane e cila është gjithashtu një eksperte në votuesit e etnive të ndryshme i tha Anderson Cooper të CNN-it se “me kaq votuese femra, që mbajnë një qëndrim të ashpër Trump, të gjitha së bashku, nuk do të bëjnë absolutisht asgjë, perverse ta dëmtojë rëndë”.

/Përshtati: SYRI.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?