A i ka fshehur Kina viktimat e COVID-19? Vjen reagimi zyrtar: Kurrë nuk ka pasur mbulim të virusit, qeveria s’do ta lejonte!
Kina ka reaguar zyrtarisht pas akuzave nga Perëndimi se ka fshehur numrin e viktimave dhe të të infektuarve nga COVID019.
Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i Ministrisë së Jasthme të Kinës, Zhao Lijian, ka mohuar prerë që të ketë pasur fshehje të shifrave, duke thënë se “Kurrë nuk ka pasur një mbulim të shpërthimit të koronavirusit në Kinë dhe qeveria nuk e lejon një gjë të tillë”.
Dyshimet se Kina ka fshehur numrin e viktimave janë ngritur nga SHBA, Britania e Madhe, dhe sot edhe Franca, pasi sot vendi ku shpërtheu më shumë virusi në Kinë, Wuhan, raportoi papritur 50% rritje të numrit të viktimave, pra rreth 1300 më shumë.