A ishte “kurth” ndaj Zelensky-t? Reagon Shtëpia e Bardhë: Donim vetëm marrëveshje për paqen!

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e paramenduar.

“Plani ynë ishte të nënshkruanim marrëveshjen për mineralet dhe të hynim në këtë partneritet ekonomik dhe të ecnim drejt paqes,” tha zyrtari.

Disa aleatë të SHBA-së u mblodhën shpejt rreth Zelenskyt pas përplasjes dhe demokratët në Kongresin e SHBA denoncuan qëndrimin e Trump ndaj presidentit të një vendi në luftë, duke e krahasuar atë me atë të një dhunuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump pati një përplasje të ashpër me liderin ukrainas, duke i kërkuar që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ishte mirënjohës sa duhet ndaj Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?