Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A janë vaksinat anti-Covid më të rrezikshme se sa reklamohen?

Bota E enjte, 24 Qershor 2021 15:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Joseph A.Ladapo &Harvey A.Risch, The Wall Street Journal

Një aspekt i spikatur i pandemisë së Covid-19, ka qenë se sa shpesh idetë shkencore jopopullore, nga teoria e daljes së koronavirusit nga laboratori deri tek efikasiteti i maskave, u hodhën poshtë në fillim, madje edhe u tallën, për t’u rishfaqur më vonë në të menduarit e zakonshëm.

Ndonjëherë dallimet midis mendimeve janë të rrënjosur tek mosmarrëveshjet mbi parimet shkencore bazë. Por motivi më i zakonshëm ka qenë ai politik. Një ndryshim tjetër i të menduarit mund të jetë shumë pranë.

Kështu disa shkencëtarë kanë ngritur shqetësime se rreziqet e sigurisë së vaksinave kundër Covid-19 janë nënvlerësuar. Por politika e vaksinimit, i ka shpërfillur tani për tani shqetësimet e tyre duke i lënë ato në periferinë e mendimit shkencor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historikisht, siguria e ilaçeve – përfshirë vaksinat – shpesh nuk kuptohet plotësisht, derisa ato nisin të përdoren në popullata të mëdha. Shembujt përfshijnë rofecoxib (Vioxx), një qetësues i dhimbjeve që rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru; ilaçet kundër depresionit që duket se shtojnë përpjekjet për vetëvrasje tek të rriturit e rinj; dhe një vaksinë kundër gripit e përdorur gjatë epidemisë së Gripit të Derrit në vitet 2009-10, dhe që dyshohej se shkaktonte konvulsione, ethe dhe narkolepsi tek fëmijët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Provat nga bota reale janë shumë të vlefshme, pasi shpesh testet klinike përdorin pacientë që nuk janë përfaqësues të popullatës së përgjithshme. Ne mësojmë më shumë rreth sigurisë së ilaçeve nga provat e botës reale, dhe mund t’i hartojmë rekomandimet klinike për të balancuar rrezikun dhe përfitimet.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 40 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 43 minutash
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 58 minutash

Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave, VAERS, që administrohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), është një bazë të dhënash që u jep mundësi amerikanëve të dokumentojnë ngjarje të pafavorshme shëndetësore që ndodhin pas marrjes së një vaksine.

FDA dhe CDC thonë se baza e të dhënave nuk është krijuar për të përcaktuar nëse ngjarjet janë shkaktuar nga një vaksinë. Kjo është e vërtetë. Por megjithatë të dhënat mund të vlerësohen, duke vlerësuar pikat e forta dhe të dobëta, dhe kjo është ajo që thonë se bëjnë CDC dhe FDA.

Të dhënat e sistemit VEARSpër vaksinat kundër Covid-19, tregojnë një model interesant. Midis 310 milionë të dhënave mbi vaksinat anti-Covid, disa ngjarje të padëshiruara raportohen me ritme më të larta në ditët menjëherë pas vaksinimit, dhe më pas bien në mënyrë të ndjeshme.

Disa nga këto efekte anësore mund të kenë ndodhur gjithsesi. Modeli mund t’i atribuohet pjesërisht tendencës për të raportuar më shumë ngjarje që ndodhin menjëherë shpejt pas vaksinimit. Baza e të dhënave, nuk mund të thotë se çfarë do të kishte ndodhur në mungesë të vaksinimit.

Gjithsesi, moria e madhe e disa efekteve anësore menjëherë pas vaksinimit është shqetësuese, dhe heshtja rreth këtyre sinjaleve të mundshme të dëmeve nga vaksinat, pasqyron politikën rreth vaksinave anti-Covid. Stigmatizimi i shqetësimeve të tilla, është negativ për integritetin shkencor, dhe mund t’i dëmtojë pacientët.

Sipas të dhënave të marra nga VAERS, dominojnë 4 efekte të rënda anësore:trombocite të nivelit të ulët (trombocitopeni); miokardit jo infektiv, ose inflamacion i zemrës, veçanërisht për ata që janë nën 30 vjeç; trombozë e venave të thella; dhe vdekja.

VAERS regjistroi 321 raste të miokarditit brenda 5 ditëve nga marrja e një vaksinimi, efekte që bien thuajse zero pas 10 ditësh. Studimet e mëparshme kanë treguar se raportohen vetëm një pjesë e efekteve anësore, ndaj numri i vërtetë i rasteve është thuajse me siguri më i lartë. Kjo tendencë e nën-raportimit është në përputhje me përvojën tonë klinike.

Analizat për të konfirmuar ose hedhur poshtë këto gjetje, mund të kryhen duke përdorur grupime të mëdha të dhënash të kompanive të sigurimeve shëndetësore dhe organizatave të kujdesit shëndetësor. CDC dhe FDA janë me siguri të vetëdijshme për këto modele të dhënash, edhe pse asnjë agjenci nuk e ka pranuar këtë tendencë.

Problemi është se rreziqet e një vaksine Covid-19 mund të tejkalojnë përfitimet për disa popullata me rrezik të ulët si fëmijët, të rriturit e rinj, dhe njerëzit që janë shëruar nga Covid-19. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rajone me nivele të ulëta të përhapjes së virusit në komunitetit, në kushte kur gjasat për t’u sëmurur varen nga rreziku i ekspozimit.

Dhe ndërsa këtë nuk do ta mësonit kurrë duke dëgjuar zyrtarët e shëndetit publik, asnjë studim i vetëm i botuar deri më tani nuk ka treguar se pacientët me një infeksion paraprak përfitojnë nga vaksinimi kundër Covid-19. Fakti që kjo gjë nuk pranohet lehtë nga CDC apo Anthony Fauci, është një tregues se sa shumë është ngatërruar politika pandemike tek shkenca.

Megjithatë, ka shenja pozitive edhe për ndershmërinë shkencore. Në muajin maj, Agjencia Norvegjeze e Barnave shqyrtoi dosjet e 100 vdekjeve të para të raportuara tek banorët e shtëpive të të moshuarve që morën vaksinën Pfizer.

Agjencia arriti në përfundimin se vaksina “ka të ngjarë” të ketë ndikuar në vdekjen e 10 prej këtyre banorëve përmes efekteve anësore të tilla si ethe dhe diarre, dhe “ndoshta” ka kontribuar në vdekjen e 26 të tjerëve. Por kjo lloj ndershmërie është e rrallë.

Dhe është edhe më e rrallë që ndonjë vaksinë të lidhet me vdekjet, ndaj ky zhvillim i pazakontë me vaksinat e mARN meriton investigime të mëtejshme. Beteja për të rikuperuar ndershmërinë shkencore do të jetë e ashpër në politikën anti-Trump që dominon në SHBA

që nga pranvera e vitit 2020, dhe që është shndërruar në censurimin e mediave sociale. Raportimit të lajmeve i ka munguar shpesh kurioziteti intelektual në lidhje me përshtatshmërinë e udhëzimeve të shëndetit publik, ose kur një pakicë e zëshme shkencëtarësh nuk pajtohej me mendimet mbizotëruese.

Shkencëtarët kanë mbështetur ose refuzuar vaksinat ndaj Covid-19, ndërsa kanë marrëdhënie financiare me prodhuesit e produkteve dhe dashamirësit e tyre të fondacionit. Duke mos qenë të hapur ndaj mundësisë së dëmtimit të shëndetit nga efekte anësore të vaksinës,autoritetet e shëndetit publik po bëjnë një gabim të rëndë dhe po rrezikojnë besimin e publikut. Kjo gjë do të ketë pasoja të qëndrueshme edhe për shkak të përzierjes së politikë në çështjet shkencore gjatë menaxhimit të një krize të shëndetit publik.

Shënim: Joseph A.Ladapo, është profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë “David Geffen”në Universitetin e Kalifornisë, SHBA. Harvey A.Risch, është profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Jeilit.

Etiketat e lidhura

Anti- Covidvaksinat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.