Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A ka bërë shkelje Presidenti Biden për bizneset e djalit të tij? Amerikanët të ndarë në qëndrimet e tyre

Bota E enjte, 14 Shtator 2023 21:36
A ka bërë shkelje Presidenti Biden për bizneset e djalit të tij? Amerikanët të ndarë në qëndrimet e tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth gjysma e amerikanëve thonë se kanë pak ose aspak besim se Departamenti i Drejtësisë po heton Hunter Biden-in në një mënyrë të drejtë dhe të paanshme, dhe 1 në 3 janë të shqetësuar se Presidenti Biden mund të ketë shkelje në lidhje me aktivitetet e biznesit të djalit të tij, sipas gjetjeve të një anketimi të ri. Por ndasia politike është e theksuar.

66% e republikanëve, dhe vetëm 7% e demokratëve, janë shumë apo jashtëzakonisht të shqetësuar për faktin nëse Joe Biden ka bërë shkelje për bizneset e djalit të tij, thuhet në anketimin e bërë nga Qendra NORC për Studimin e Marrëdhënieve me Publikun, e agjencisë së lajmeve Associated Press.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Para 35 minutash
Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 11 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 14 orësh

Përgjithësisht, demokratët janë shumë më të rezervuar në fajësimin e presidentit për sa i përket aktiviteteve sipëmarrëse të djalit të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Siç e shoh unë, nëse Biden-i bëri diçka të gabuar, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Pilar DeAvila-Pinsley, demokrat 60-vjeçar nga Nju Jorku. “Por nuk ka ndonjë provë për këtë”.

Anketimi u bë pak përpara se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, të fillonte një hetim zyrtar që synon të gjejë lidhjet mes presidentit dhe aktivitetit sipërmarrës të djalit të tij, si dhe të shpërqëndrojë vëmendjen nga akuzat ligjore ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ndërkohë që po afron përballja e të dyve në garën elektorale për në Shtëpinë e Bardhë. Një prokuror i posaçëm i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland po heton aktivitetin e biznesit të Hunter Biden-it, pasi ra marrëveshja që ishte arritur paraprakisht për pranimin e akuzave për shkelje me taksat dhe për pronësinë e një arme.

Pas gati një viti hetimesh, prokurorët federalë nuk kanë dhënë ndonjë tregues se mund të ketë lidhje Presidenti Joe Biden. Dhe deri më tani, republikanët nuk kanë zbuluar ndonjë provë domethënëse për shkelje nga Presidenti Biden, i cili bisedonte shpesh me djalin e tij gjatë kohës kur ishte nënpresident dhe mori pjesë në një darkë biznesi me bashkëpunëtorët e të birit. Shtëpia e Bardhë nga ana e saj thotë se Joe Biden nuk ishte i përfshirë në çështjet e biznesit të djalit të tij.

Këto deklarata nuk ua kanë hequr shqetësimin amerikanëve, dhe ndryshimet në shpjegimet e Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar shqetësim – nga këmbëngulja e mëhershme se Presidenti Biden nuk pati folur ndonjëherë me djalin e tij për aktivitetin e tij sipërmarrës jashtë vendit, tek deklaratat e tanishme se Presidenti Biden nuk ka biznes të përbashkët me djalin e tij.

Anketimi zbuloi se vetëm 19% e amerikanëve janë shumë apo jashtëzakonisht të sigurtë se Departamenti i Drejtësisë po heton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Një tjetër grup prej 30% kanë disi besim, dhe 50% thonë se nuk kanë shumë apo aspak besim.

Kjo pikëpamje është në veçanti e pranishme në radhët e republikanëve: 79% thonë se kanë pak ose aspak besim drejt drejtësia e hetimit. Madje edhe demokratët shprehin nivele të ulëta besimi: 33% kanë shumë besim, 36% kanë disi besim dhe 29% kanë pak besim.

Polarizimi politik reflekton ndasinë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara, dhe vijat e qarta politike që janë shfaqur për sa i përket vlefshmërisë së zgjedhjeve për vitin 2024, si dhe procesit të parë me ngritje akuzash për shkarkimin e ish-Presidentit Trump.

Anketimi tregon se shumica e amerikanëve, 56%, thonë se kanë dëgjuar diçka rreth hetimeve për Hunter Biden-in, dhe vetëm 18% thonë se kanë dëgjuar shumë. Republikanët kanë gjasa më shumë se demokratët që të kenë dëgjuar diçka për hetimet (68% përkundër 51%) dhe gjithashtu që të kenë dëgjuar shumë (27% përkundër 13%).

Anketimi u bë gjatë datave 7 – 11 shtator 2023.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 4 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 13 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 17 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.