A kanë efekt emigrantët në fituesin e Eurovision-it?

Sistemi i votimit në Eurovision këtë vit lejoi që shikuesit të krahasonin votimet e publikut për një këngë të caktuar me votat e jurive kombëtare, këtë vit pesha ishte 50% juria dhe 50 % votat e publikut. Në rastin e këngës polake, ka pasur një ndryshim të madh. A mund të jetë kjo e lidhur me numrin e polakëve që jetojnë në vendet e tjera Europiane?

Kënga e Polonisë, “Ngjyrat e jetës suaj”, e kënduar nga Michal Szpak, ka marrë vetëm shtatë vota nga juritë kombëtare por 222 pikë nga votimet e publikut. Ndoshta industria e muzikës është jashtë kontakt me shijet popullore? Është e dukshme se britanikët dhe çekët ishin më tepër të pëlqyera nga juritë sesa nga tele-votuesit.

Por mund të kishte efekt kriza e emigrantëve?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullat e Eurovision e kanë të përcaktuar që shtetet nuk mund të votojnë për këngën e vendit të tyre. Kështu, për shembull, shqiptarët nuk mund të votojnë për vendin e tyre dhe polakët nuk mund të votojnë për veten, nëse ata jetojnë në një vend tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një numër i madh i polakëve jetojnë në vende të tjera Europiane. Janë 400.000 njerëz të lindur në Poloni janë duke punuar në Britani të Madhe, dhe ka shumë më shumë se kaq në Gjermani.

Sipas statistikave të qeverisë polake, 10 vende Euopiane me banorë polakë janë: Gjermania, Britania e Madhe, Austria, Franca, Italia, Suedia, Holanda, Irlanda, Belgjika dhe Spanja.

Në të gjithë këtë vetëm dy nga këto vende (Franca dhe Spanja), nga votimi i publikut i dhanë këngës polake 10 ose 12 vota, në bazë të rezultateve të Eurovision. Mesatarisht këto 10 vende i dhanë Polonisë 9.6 vota, ndërsa 31 vende të tjera i dha një mesatare prej vetëm katër vota secili.

I vetmi vend tjetër i cili i dha Polonisë pikët më të larta ishte Islanda, aty ku numri i polakëve nuk është i madh, por ata ende përbëjnë grupin më të madh të emigrantëve. Por nëse Polakët votojnë për atdheun e tyre ata nuk janë duke bërë kështu verbërisht. Vitin e kaluar kënga e tyre nuk kishte asnjë shenjë të emigrantëve.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?