A kishte gisht Arabia Saudite? Botohet raporti i 11 Shtatorit

Administrata e presidentit Obama ka botuar, më në fund, 28 faqet e bllokuara të raportit kongresional për 11 Shtatorin, ku ndodhet pjesa e lidhjeve me Arabinë Saudite.

Hetimet e mëvonshme kanë arritur përfundimin se nuk ka prova që qeveria saudite apo zyrtarë të lartë sauditë të keni ndihmuar me dijeninë e tyre orkestrimin e këtyre sulmeve.

Mirëpo, disa ligjvënës dhe familjarë të viktimave që nuk besojnë se këto lidhje janë hetuar sa duhet kanë bërë një fushatë prej 13 vjetësh për zbardhjen e këtyre faqeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urdhëri për klasifikimin e tyre erdhi nga George W Bush për të mbrojtur burime dhe metoda të inteligjencës amerikane, por edhe për të mos rrezikuar inatosjen e Arabisë Saudite, që në atë kohe ishte aleate e ngushte e Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më vonë, Barack Obama urdhëroi një rishikim për deklasifikimin kapitullit, të cilin Kongresi e vuri më në fund sot në disponim të publikut.

Po Arabia Saudite e e ka përshëndetur publikisht botimin.

“Qysh nga 2002, Komisioni për 11 Shtatorin dhe agjensitë qeveritare, duke përfshirë edhe CIA-n dhe FBI-në kanë hetuar përmbajtjen e 28 Faqeve”, u shpreh ambasadori saudit në Washington, duke shtuar se në asnjë rast nuk është gjetur diçka që fajëson qeverinë e tij apo zyrtarë të lartë të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?