A po kërcënon Vuçiç? Fqinjët të heqin dorë nga raketat, ose i sulmojmë

 

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi  se Serbia ka vendosur që të jetë ushtarakisht neutrale dhe se këto vendime i mban shumë fuqishëm dhe seriozisht, ndërsa nuk përzihen në vendimet e të tjerëve, si në atë të Malit të Zi që ka zgjedhur integrimin në NATO.

Vuçiç ka shtuar se fqinjët e tyre duhet të heqin dorë nga raketat balistike, ose në të kundërt Serbia do të duhet të i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mali i Zi ka marrë vendimin e vet. Ne kemi raporte shumë të mira me Rusinë dhe raporte shumë të mira me Malin e Zi. Ata kanë zgjedhur rrugën e vet, ndërsa Serbia do ta zgjedh të veten”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për mediat serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më tutje ka thënë se me partnerët rus kanë biseduar lidhur me faktin që disa vende fqinje kanë porositur raketa balistike.

“Në atë moment ne kemi thënë, ne kemi tanke dhe kemi me çka të mbrohemi dhe të përgjigjemi, kemi autoblindë dhe artileri tjetër. Nuk brengosemi, por, nuk e di për cilën arsye do të merrte dikush në rajonin tonë raketa balistike. Besoj se në të ardhmen do të bisedojmë lidhur me atë çështje. Ose ata do të heqin dorë ose edhe ne duhet të gjejmë një përgjigje edhe për këtë”, shtoi Vuçiç.

Ai ka thënë se ata gjithmonë do t’i kryejnë shërbimet më të mira Rusisë, ndërsa ka nënvizuar se Serbia është “një shtet i vogël për ta udhëzuar apo orientuar Rusinë në ndonjë çështje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?