Abazoviç në Parlamentin Evropian: S’jemi qeveri ”pro-ruse”, duam BE-në
Vizita e zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Parlamentin Evropian nuk kaloi pa deklarata të mëdha besnikërie ndaj BE-së. Për ata që i akuzojnë si qeveri filo-ruse, ai u shpreh që nuk do të lëvizin asnjë centimetër nga Integrimi Evropian.
”Ka shumë njerëz që shprehen që jemi qeveri ”pro ruse”, por ne kemi vetëm një qëllim, integrimin evropian dhe nuk do të lëvizim asnjë centimetër nga kjo”,-u shpreh Dritan Abazoviç.
Në fund të diskutimit të tij, zv/kryeministri u shpreh që qeveria e re do të punojë shumë për sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, dhe do të përpiqet shumë për të dhënë rezultate të mira në të ardhmen, duke shpresuar tek korridori i gjelbër i Ballkanit Perëndimor.