“Abramovich i dhuroi Putinit jahtin 33 mln euro”

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se pasuria e Vladimir Putin është shumë herë më e madhe nga sa mendohet. Departamenti i Thesarit amerikan ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit rus. Sipas tyre Putin ka marrë një dhuratë nga presidenti i Çelsit Roman Abramovich.

“Abramovich i dhuroi Putinit një jaht me vlerë 33 milionë euro”, ka deklaruar një zyrtar i Departamentit të Thesarit amerikan.

Sipas Departamentit, Putin mendohet të ketë një pasuri prej 37 miliardë eurosh. “Putin ka favorizuar korporatat e mëdha që i kanë bërë ndere dhe dhënë ryshfete dhe ka eleminuar konkurrencën”, vazhdon më tej zyrtari amerikan. Por Moska i ka cilësuar si të pabaza këto akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?