Adoleshentët pinë më pak duhan që kur marihuana u legalizua

Shteti ishte i pari në botë, i cili legalizoi përdorimin e kanabisit për të rriturit, është në dilemë sepse nxënësit e shkollave të mesme përdorin ende më pak drogë se mesatarja kombëtare e SHBA-së.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Indepedent”, thuhet se kur Kolorado legalizoi marihuanën rekreative për të rritur në vitin 2012, kritikët shprehën shqetësim se kjo do të çonte në një rritje të përdorimit të drogës në mesin e të rinjve. Por një studim i ri nga departamenti i shëndetit publik të shtetit ka gjetur se, në fakt normat adoleshente të duhanit mbeten të pandryshuara që nga legalizimi. Sondazhi, i cili u publikua në këtë media, ka sugjeruar që nxënësit e shkollave të larta të pinë më duhan më pak sesa mesatarja kombëtare.

Kolorado mbetet shteti i parë që u krijua një treg i ligjshëm për shitjen e marihuanës për njerëzit e moshës mbi 21 vjeç, në 2014.

Më tej në shkrim citohet se: “Rreth 22 për qind e nxënësve të shkollave të mesme në Kolorado thanë se kishin përdorur marihuanë në 30 ditët e fundit. Deri në vitin 2015, ky numër ka rënë në 21.2 për qind, krahasuar me një normë mesatare kombëtare prej 21.7 përqind”.

Nuk ka pasur rritje të madhe të matshme të përdorimit të drogave nga të rritur por policia siç një anketimi është shprehur se gjendet në vështirësi të zbatimit të ligjeve të caktuara, ndërsa shteti ishte i detyruar edhe për të futur legjislacionin shtesë. Ekspertët kanë paralajmëruar se për dy vjet është një kohë shumë e shkurtër për të përcaktuar nëse ka efekt legalizimi, nëse është pozitiv apo negativ.

Burimi: The Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP