Adoleshentet të dënuara me vdekje

Historia e adoleshentes të quajtur Mahsa fillon si histori e çdo të riu tjetër: Ajo ra në dashuri. 17-vjeçarja shpresonte të martohej me djalin, por i ati i saj e kundërshtoi martesën. Një ditë ajo mori guximin për të biseduar me babain e saj mbi romancën, por gjithçka nuk shkoi ashtu siç kishte menduar. Nga debati i nxehtë , ajo u zemërua dhe e vrau me një thikë kuzhine babain e saj. Tani, vëllezërit e Mahsa po kërkojnë dënimin me vdekje për të.

Në Iran, dënimi me vdekje mund të aplikohet edhe për të miturit, ky ligj erdhi që në vitin 2014, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, ku vlerëson se të paktën 160 të mitura janë në radhën e dënmit me vdekjes në vend. Sot Mahsa është një prej tyre, e mbajtur në qendrën e paraburgimit në Zibashahr, pranë Teheranit, me të mitur të tjerë është duke pritur dënimin me vdekje.

Një fotograf 30-vjeçar iranian i cili për plot katër vite ka studiuar gratë dhe vajzat në vendin e tij. Me qasje të rrallë në burgun e Ziba Shahr, fotografitë e Souri tregojnë historitë e disa vajzave të reja të moshës 12 dhe 18 vjeç, të dënuar për krime, duke përfshirë grabitje me armë dhe trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi im kryesor në këtë projekt ishte për të kuptuar se si vajzat e reja mund të përfundojë në burg “, tregon fotografi. “Kam kaluar shumë kohë duke folur me to, ata më treguan një sjellje të mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një raporti nga ana e Amnesty International, 73 të mitura janë ekzekutuar në Iran në mes të 2005 dhe 2015.

Burimi: Quartz/ Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?