FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aeroplanët luftarakë rusë provokojnë NATO-n

NATO ka deklaruar se këtë javë është rritur „tejmase“ numri i fluturimeve të tilla ruse.Kriza në relacionet mes Rusisë dhe shteteve të NATO-s është rritur për shkak të gjendjes në Ukrainë.

“Kremlini po vepron nga pozicionet e më të dobëtit“, tha Sutiyagin.“Kjo është sikur në poker, Rusia po bën një blof në përpjekje për të frikësuar Perëndimin“, tha ai.

Ndërsam NATO kisht deklaruar të mërkurën se në 48 orët e fundit aeroplanët e NATO-s kishin interceptuar tetë aeroplanë ushtarakë rusë mbi Detin Verior dhe Oqeanin Atlantik, katër mbi Detin e Zi dhe mbi 10 rreth Detit Baltik.Në të gjitha incidentet aeroplanët rusë po fluturonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare. NATO deklaroi se aeroplanët e saj kishin vëzhguar ata rusë “për t’i identifikuar fluturaket dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të Aleancës“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, në shumë raste aeroplanët nuk kishin deklaruar planin e tyre të fluturimit dhe as nuk ju kishin përmbajtur radio kontaktit me kontrollin e aviacionit civil. Kjo sjellje është e rrezikshme për trafikun civil ajror, tha NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?