Aeroplani i Gruevskit, ulje të rrezikshme në Zyrih
Aeroplani me të cilin kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski kthehej nga negociatat në Strasburg është dashur të ulet dhunshëm në aeroportin e Zyrihut, ka konfirmuar për mediat serbe zëdhënësi i Qeverisë maqedonase.
Gjatë udhëtimit në këtë aeroplan udhëtarët ishin tmerruar nga një tingull në bord, pasi pati probleme me presionin e brendshëm të aeroplanit, transmeton Koha.net.
Sipas procedurës së zakonshme, piloti menjëherë uli lartësinë dhe lëshoi aeroplanin në aeroportin më të afërt. Kryeministri Gruevski udhëtoi nga Strasburgu me aeroplanin e qeverisë, Lir-Jet 50.
Koha.net
KOHA JONË SONDAZH

