Afganistani nis ”vitin 0”, foto nga jeta e re në Kabul

Pasi talebanët morën edhe kontrollin e Kabulit, Afganistani është përfundimisht nën sundimin e tyre. Qeveria dhe forcat e sigurisë u dorëzuan brenda pak ditësh përballë ekstremistëve islamikë, të cilët tashmë kanë shpallur Emiratin e Afganistanit.

Në rrugët e Kabulit u panë që në orët e para të mëngjesit trupat talebane, të armatosur, të cilët patrullonin rrugët, për të siguruar, siç thonë ata, rendin dhe qetësinë e qytetarëve afganë.

Mijëra prej vendasve janë përpjekur të largohen nga ky fillim i ri, i cili për ta duket më tepër si një fund i hidhur i pranisë 20-vjeçare amerikane në vendin e tyre.

SHKARKO APP