Afrikë e Jugut, sekuestrohet një sasi e madhe kokaine

Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot sekuestrimin e 706 kilogram kokaine me vlerë 44 milionë euro, të fshehur në hambarin e një anije kontejniere të nisur nga Brazili me destinacion Indinë.

“Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila’’, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.

“Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme malli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura (lindje), pranë Port Elizabeth pasi marrjes së informacioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?