Agresioni rus, presidenti i Polonisë: Vetëm Trump mund të ndalë Putin

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka deklaruar se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror që mund të ndalë Vladimir Putinin dhe kërcënimin rus ndaj Europës, duke theksuar se udhëheqësit rus nuk duhet t’i besohet, por se Perëndimi duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për programin “Today” të Radio 4, Nawrocki tha se Polonia dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore ndodhen nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia dhe se Trump është “i vetmi person” që mund ta zgjidhë këtë situatë. Ai kujtoi inkursionin e shtatorit të kaluar, kur mbi 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake nga Bjellorusia dhe Ukraina, një ngjarje që e cilësoi si të jashtëzakonshme dhe si test të mbrojtjes së Polonisë dhe solidaritetit të NATO-s.

Presidenti polak falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për dërgimin e avionëve luftarakë RAF Typhoon për mbrojtjen e kufijve të vendit të tij, duke theksuar se Polonia ndodhet në një “luftë hibride” me Rusinë që prej vitit 2021, për shkak të dronëve dhe fushatave të dezinformimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për deklaratat e Trump lidhur me Groenlandën, Nawrocki u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten garantuese të sigurisë europiane dhe paralajmëroi se një shkëputje e Europës nga SHBA-të do të ishte e dëmshme si për sigurinë ekonomike, ashtu edhe për atë ushtarake të Bashkimit Europian. Sipas tij, çështja e Groenlandës duhet të zgjidhet përmes dialogut mes SHBA-së dhe Danimarkës, brenda kuadrit të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kritikoi gjithashtu liderët europianë për fokusimin në politika ideologjike si klima dhe migracioni, në vend të forcimit të mbrojtjes, duke theksuar se Polonia shpenzon rreth 5% të PBB-së për sigurinë dhe mbrojtjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?