Ahmadinejad regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran

Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar se ish presidenti Mahmud Ahmadinejad, një konservator i vijës së ashpër, që ka shërbyer në dy mandate, është regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 19 Majit.

Ahmadinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e dytë të afatit të regjistrimit që zgjat prej 11 deri më 15 prill, bëjnë të ditur mediet më 12 Prill.

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei i tha vitin e kaluar Ahmadinejadit që të mos kandidojë për president. Mediat iraniane njoftuan se edhe bashkëpunëtori i afërt i Ahmadinejadit, Hamid Baghaei, një ish zëvendës president, gjithashtu është regjistruar si kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët e ardhshëm do të verifikohen nga Këshilli i Gardianëve, një vijë e ashpër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmadinejad tha javën e kaluar se nuk po planifikonte që të kandidonte dhe se do të mbështeste Baghaein. Baghaei, u mbajt në arrest për disa muaj në vitin 2015 nën akuza të panjohura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?