Akademiku serb: Më mirë një bisedë e keqe, se një luftë e mirë

 

Dramaturgu dhe akademiku i njohur serb, Sinisha Kovaçeviç, në një deklaratë që i referohet polemikave të fundit rreth Kosovës tha se nuk do të dëshironte të ishte në pozitën e Aleksandar Vuçiçit dhe shtoi se “çdo bisedë e keqe është më e mirë se një luftë e mirë dhe këtë duhet ta ketë në mendje qeveria jonë”.

 “Serbia nuk guxon asnjëherë më të bëjë luftë, sepse mund të ndodhë që ajo të jetë lufta e fundit për të. Dhe atëherë do t’i ktheheshim tregimit për zhdukjen e pëlhurës së zezë nëpër shitore”, tha ai në intervistën e tij dhënë gazetës “Blic” të Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASSHA se Kosova “de facto e de jure” nuk është në duart tona dhe se këtë dikush duhet ta thotë, ai vlerësoi se kjo është edhe frikë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, e nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë më 1945, që ndryshoi tablonë demografike.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?