Aksident ajror fatal i një avioni në Rusi, mbi 60 të vdekur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në orët e parë të ditës së sotme në Rusi, teksa një avion me të paktën 60 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetin jugor Rostov-on-Don.

Konkretisht, avioni i llojit Boeing 738-800 i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin.

Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, por ende nuk kemi pasur një deklaratë zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta, por era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistët mendohen si faktorë që kanë ndikuar në aksident.

Mediat ruse shkruajnë gjithashtu se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?