Aksident ajror në Francë, 11 viktima nga rrëzimi i një avioni civil

Një aksident tragjik ajror ka tronditur verilindjen e Francës, ku një avion civil u rrëzua në qytetin Tomblaine, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Avioni i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey, por u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës, të cilat nisën operacionet e ndërhyrjes dhe siguruan zonën. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën dhe për t’u informuar mbi zhvillimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit. Më shumë detaje pritet të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?