FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident fatal në Serbi/ Përmbyset autobusi, një viktimë dhe 17 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Serbi, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë digës së liqenit të Rovnit, në juglindje të Valjevës.

Mediat serbe raportojnë se një person ka mbetur i vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, por ka gjasa që numri i viktimave të rritet.

Minibusi ka dalë nga rruga duka shkatërruar barrierat anësore dhe duke përfunduar 50 metra në greminë. Nga të dhënat e para mësohet se autobusi është përmbysur në greminë, kur shoferi ka dalë nga automjeti dhe nuk ka vendosur frenat e dorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?