Aksident tragjik, humb jetën missi i këtij shteti!

Miss California, Stephanie Camarena humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

26 vjeçarja ishte duke udhëtuar me një mjet Lamborghini, i cili drejtohej nga milioneri Michael Llamas, ndërsa shkak i aksidentit raportohet se ka qenë shpejtësia e madhe.

Policia amerikane thotë se Lamborghini i Llamas-it ishte duke ecur me një shpejtësi më të madhe se 150 km/h, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me bukuroshen nga Meksika, edhe drejtuesi i mjetit humbi jetën në këtë aksident tragjik. Stephanie Camarena ishte shpallur Miss Earth Baja california, në vitin 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?