Aksidenti fatal, studentja humb jetën teksa paguante biletën e parkimit
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Ohio, Amerikë. Një studente 23-vjeçare ka humbur jetën në hyrjen e një garazhi.
Victoria Strauss humbi jetën teksa po përpiqej të merrte kartën e bankës e cila i kishte rënë në tokë, ku pa dashje kishte shtypur pedalin e gazit.
Koka i kishte ngecur mes makinës dhe kabinës ku do të paguante parkimin. 23-vjeçarja u gjet pas disa orësh nga roja i parkimit, atëhere ishte shumë vonë për ta shpëtuar.
Mjekët e kishin shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes.
“Kishte hapur derën e veturës duke tentuar të kap kartelën e bankës, me të cilën planifikonte të paguante parkingun. Por rastësisht shtypi pedalin e gazit dhe u përplas me kabinën ku do të kryente pagesën”– ka njoftuar policia.