Aksidenti tragjik me Lamborghini, humb jetën Miss California

Miss California, Stephanie Camarena humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 26-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një mjet Lamborghini, i cili drejtohej nga milioneri Michael Llamas, ndërsa shkak i aksidentit raportohet se ka qenë shpejtësia e madhe. Policia amerikane thotë se Lamborghini i Llamas-it ishte duke ecur me një shpejtësi më të madhe se 150 km/h, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë. Bashkë me bukuroshen nga Meksika edhe drejtuesi i mjetit humbi jetën në këtë aksident tragjik. Stephanie Camarena ishte shpallur Miss Earth Baja california, në vitin 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?