Akuza e Trump: “Deep state” po vonon daljen e vaksinës pas zgjedhjeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar ashpwr në lidhje me kërkimet për vaksinën kundër koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të ashtuquajturin “shteti brenda shtetit” në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve se po shtyjnë nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Deep state apo kushdo qoftë  në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi tek shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkruan presidenti Trump në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?