Akuza për gjenocid, Turqia lëshon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit

Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Sipas deklaratës së zyrës së prokurorisë së Stambollit, mes 37 personave të listuar ndodhen ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Prokuroria nuk publikoi listën e plotë të të dyshuarve.

Turqia i akuzon këta zyrtarë për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” që Izraeli i ka kryer në mënyrë sistematike në Rripin e Gazës. Në deklaratë përmendet gjithashtu “Spitali i miqësisë turko-palestineze”, i ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe i bombarduar nga Izraeli në mars.

Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid. Një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që prej 10 tetorit, si pjesë e planit të paqes rajonale të presidentit amerikan, Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?