Akuza për parregullsi, Vuçiç: Zgjedhjet në Beograd mund të përsëriten
Bota E Diel, 7 Janar 2024 20:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Beogradit është e mundshme dhe pritet të merret një vendim në ditët në vijim.
Nga ana tjetër koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor.
KOHA JONË SONDAZH

