Al-Ansari: Trembëdhjetë pengjet e para lirohen të premten
Trembëdhjetë pengjet e marra nga Hamasi do të lirohen të premten, tha Majid al-Ansari, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit.
Ai tha se qëllimi i Katarit është që kjo marrëveshje të përfundojë me një armëpushim të qëndrueshëm.
Disa prej tyre janë gra të moshuara, disa janë fëmijë dhe do të lirohen rreth orës 16:00, tha ai, duke vënë në dukje se ka shumë “pjesë lëvizëse” në tokë dhe kjo do të ndodhë çdo ditë brenda një dritareje kohore.
Ato do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq dhe ideja është që transferimi të bëhet sa më i sigurt për të gjitha palët, tha ai.
“Duhet të kujtojmë se kjo është një zonë lufte,” shtoi ai.