FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm në Londër, një person godet kalimtarët me thikë

Këtë të hënë, dy persona janë plagosur në qendër të Londrës si pasojë e një sulmi me thikë. Ngjarja ndodhi në sheshin ”Leicester”, ku autori i dyshuar, pa asnjë lloj motivi, nisi të sulmojë kalimtarët me thikë, duke lënë të plagosur një vajzë 11 vjeçe dhe një grua 34 vjeçe. Policia tha se dy të plagosurat janë dërguar në një qendër mjekësore, teksa autori është vënë në pranga. Ky akt ndodh në një kohë kur situata në Britani është e brishtë pas dhunës së javëve të fundit, kur turma njerëzish, që hidhnin parulla kundër emigrantëve dhe kundër fesë islame, u përplasën me policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?