Alarm për bombë në Athinë, mbyllen tre stacione të metrosë

 

Tre stacione të metrosë së Athinës janë mbyllur pak minuta pas orës 20:30 minuta, sipas orës lokale në Athinë, për shkak të një kërcënimi për akte terroriste.

Ende nuk dihen detaje, por burime policore thanë se ka qenë një telefonatë për bombë që ka shkaktuar alarm në kryeqytetin helen, Athinë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime policore thanë se do të kontrollohen stacionet “Monastiraqi”, “Egaleo” dhe “Ajia Marina”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonë janë dërguar forcat policore dhe së shpejti do të ketë detaje lidhur me situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?