Alarm për virus pneumonie në Kinë, shënohet viktima e parë, në 2003 shkaktoi 776 viktima
Bota E Shtunë, 11 Janar 2020 21:09
Një 61- vjeçar ka vdekur prej pneumonisë në Kinën qëndrore. Autoritetet janë alarmuar dhe po kërkojnë për të identifikuar virusin ndërkohë 7 të tjerë janë në gjendje kritike.
Mediat botërore bëjnë me dije se viktima është shënuar në qytetin e Wuhan, ndërkohë janë infektuar edhe 41 të tjerë. Në vitin 2003 një virus i ngjashëm i cili u quajt ‘Sars’ shkaktoi 775 viktima dhe mbi 8 mijë të infektuar.