FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

Ministri i energjisë i Katar, Saad al‑Kaabi, paralajmëroi se përshkallëzimi i luftës mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran mund të godasë rëndë ekonominë globale. Ai tha se nëse konflikti vazhdon, eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik mund të ndalojnë prodhimin dhe çmimi i naftës mund të arrijë deri në 150 dollarë për fuçi.

Katari, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), shpalli “forcë madhore” pasi një sulm me dron goditi uzinën në Ras Laffan. Sipas Kaabi, edhe nëse lufta ndalet menjëherë, do të duhen javë ose muaj që furnizimet me gaz të rikthehen në normalitet.

Ai paralajmëroi se vazhdimi i konfliktit mund të rrisë çmimet e energjisë, të krijojë mungesa në treg dhe të ngadalësojë rritjen ekonomike globale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?