Alarmi në Europë; Nga kush kërcënohet jeta e qytetarëve?
Një studim i fundit nga “Pew Research Center”, një organizatë jofitimprurëse me seli në Washington, ka zbuluar se për çfarë kanë më shumë frikë Europianët, se cili është kërcënimi më serioz që i kanoset vendit. Në artikullin prej disa faqesh, të zbardhur nga “Koha Jonë”, nënvizohet se mes kërcënimeve të panumërta me të cilat përballet Europa në vitin 2016, problemi i ISIS regjistrohet më i fuqishmi. Sipas raportit në fjalë, ISIS shihet si kërcënimi më i madh në nëntë nga 10 vendet Europiane, që kanë qenë pjesë e anketës.
Europianët shohin ISIS, ndryshimin e klimës, jostabiliteti ekonomik dhe sulmet kibernetike si kërcënime të mëdha
Duke kërkuar në 10 vende Europiane të anketuara, një mesatare prej 76% thonë se grupi islamik militant në Irak dhe Siri i njohur si ISIS është një kërcënim i madh për vendin e tyre, me vetëm dy në dhjetë janë shprehur se ISIS është një kërcënim i vogël ( 17%) ose nuk ka rrezik janë shprehur vetëm (3%). Europianët ndoshta kanë arsye që të jenë të kujdesshëm: Vitin e kaluar ka pasur sulme të mëdha terroriste në Paris dhe Bruksel, të kryera nga ISIS ose filialet e saj, si dhe niveli i alarmit në të gjithë Europën mbetet numri 1.
Në materialin e publikuar thuhet se: “Më shumë se gjysma e të gjitha vendeve Europiane thonë se ndryshimi i klimës globale është një kërcënim i madh për vendin e tyre, dhe shumë përmendin paqëndrueshmëri ekonomike globale si një kërcënim të tmerrshme, sidomos në vende të goditura rëndë nga kriza e euros si Greqia dhe Spanja. Dhe shumë europianë i frikësohen kërcënimit të sulmeve kibernetike nga vende të tjera”.
Çështja e refugjatëve ndan Europën gjeografikisht dhe politikisht
Artikulli vijon duke renditur krizën e refugjatëve, e cila për shumë njerëz në të gjithë vendet e Europës, është një kërcënim. Shumicat në Poloni, Hungari, Greqi dhe Itali thonë se një numër i madh i refugjatëve që largohen nga vende si; Iraku dhe Siria, janë një kërcënim serioz për vendet e tyre, në krahasim me vetëm rreth një të tretën ose më pak të njerëzve në Gjermani dhe Suedi, ku dy prej të cilave kanë marrë në një numër dis proporcional të madh të emigrantëve. Raporti i “Pew”, arrin në përfundime, se në vendet e Europës, partitë e djathta politike ose që mbështesin partitë e krahut të djathtë janë më të shqetësuar për çështjen e refugjatëve.
Rusia, Kina dhe së SHBA shihet si më pak e një kërcënim për Europianët
Kërcënime të tjera të tilla si tensionet me Rusinë, dalja e Kinës si një fuqi botërore dhe pushtet të SHBA-së, perceptohen si më pak të tmerrshme, edhe pse shumica e njerëzve ende i perceptojnë ato si të kërcënime të vogla. Por, kur u pyet për të zgjedhur në mes të SHBA-së dhe Azisë si rajon më i rëndësishëm për kontributin në Europë, politikisht dhe ekonomikisht, shumë Europianë zgjodhën SHBA-në
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

