Alarmi, virusi Zika mbërrin në Europë
Spanja ka konfirmuar se një grua shtatzënë është diagnostikuar me virusin Zika- i pari rast i tillë në Europë.
Ministria e Shëndetësisë tha se gruaja ishte kthyer së fundmi nga Kolumbia, ku edhe mendohet se është infektuar.
Zika po përhapet me shpejtësi në Amerikë.
Virusi mendohet se shkakton problemet tek bebet në barkun e nënës.
Bebet mund të preken nga mikrocefalia ose ndryshe truri i pazhvilluar mirë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ky është një kërcënim global dhe ka shpallur emergjencën mjekësore.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se edhe Shqipëria rrezikon të preket, sidomos gjatë periudhës së verës.
Kjo për shkak se virusi transmetohet nga mushkonjat-tigër.
Ndërkohë në SHBA është raportuar i pari rast kur virusi Zika është transmetuar përmes seksit. MAPO
KOHA JONË SONDAZH

