Alarmohet Italia! Varianti britanik i Covid mund të përhapet frikshëm

Sipas një studimi nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit, varianti britanik i koronavirusit mund të ketë filluar të përhapet në Itali. Mutacioni britanik u gjet në rreth 20% të rasteve të koronavirusit të regjistruar në vend gjatë ditëve të fundit. Hetimi u bazua në një mostër prej 3,600 rastesh nga të gjitha rajonet e vendit.

Sipas mediave vendase, mutacioni britanik u gjet kryesisht në rajonet e Italisë Qendrore. Deri më tani nuk është raportuar asnjë shpërthim, por ekspertët shprehen të shetësuar se në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve.

Në këtë moment mutacioni britanik është shqetësues sepse është më ngjitës, dhe për këtë arsye rrezikon të ndikojë më shpejt në spitale.

“Vigjilenca duhet të mbetet e lartë për të identifikuar siç është bërë tashmë, ato që mund të përkeqësojnë situatën për sa i përket transmetueshmërisë, simptomave ose ndjeshmërisë ndaj vaksinave dhe antitrupave, duke pasur parasysh se këto të fundit akoma mund të modifikohen”- u shpreh Instituti i Lartë Italian i Shëndetit

SHKARKO APP