Albin Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë, brenga ime më e madhe
Themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se shqiptarët në Maqedonisë e kanë gjendjen e tyre shumë të keqe.
“Shqiptarët në Maqedoni janë brenga ime e madhe. Është brengë e madhe. Me shqiptarët në Maqedoni është një shpërputhje e jashtëzakonshme midis përmasës dhe gjendjes së tyre”, deklaroi Kurti sonte në "Opinion".
Ai theksoi gjithashtu se paritë shqiptare në Maqedoni duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për ta ndryshuar karakterin e shtetit maqedonas.
“Në Maqedoni nuk kemi ndonjë bashkëpunim të veçantë me asnjë parti shqiptare. Më shumë jemi të interesuar që shqiptarët atje të mos i bëjnë opozitë njëri-tjetrit, por ta ndryshojnë karakterin e shtetit maqedonas”, u shpreh Kurti.