Aleatët puç Merkelit? Ja plani që kanë gati
Merkel është mjaft në vështirësi pasi partia e saj dhe aleatët i janë kundërvënë për çështjen e emigrantëve duke kërkuar ngritjen e një muri. dhe pikërisht, menaxhimi i krizës së emigrantëve rrezikon të dobësojë edhe më pozitat e kancelares gjermnae.
Teksa opinioni publik përqendrohet në pasojat ekonomike që mund të sjellë kriza e emigrantëve, gazeta 'Bild' lëshon bombën.
Ajo ka zbuluar planin sekret të 188 parlamentarëve të mazhorancës që kanë nënshkruar një kërkesë për të ndërtuar mure kufitare, ashtu si Hungaria, për të ndalur emigrantët. Një masë që ka si synim ngadalësimin e dyndjes së emigrntëve. Parashikohet që deri në fund të dhjetorit numri i emigrantëve në Gjermani të shkojë në 1 milion.
Megjithëse Merkel ka qenë kundër kësaj ideje mbledhja e votave të mazhorancës do ta zhvlerësojë vendimin e saj. Deputeti Christian Von Stetten, i cili ka ideuar këtë nismë tha se nuk duhet të jetë tabu rishikimi i masave në kufi dhe ndërtimi i një muri mund të votohet brenda dy javësh.
Ai tha se ka besim te masat e qeverisë për të ndalur fluksin e emigrantëve por nëse nuk arrihen rezultate brenda një jave ata do të votojnë për ndërtimin e murit.
Por problemi nuk është vetëm parlamentar: deputetët që nënshkruan planin pro murit përfaqësojnë interesat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që përfaqësojnë pjesën dërrmuese të ekonomisë gjermane, të ashtuquajturën “mittelstand”.