Ali Ahmeti prezanton idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, fton partitë të bashkohen, por nuk jep emrin e kandidatit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar zyrtarisht idenë për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti nuk dha asnjë emër për kandidatin që do synojë në zgjedhje të realizojë këtë qëllim por vetëm ftoi partitë shqiptare dhe maqedonase t’i bashkohen këtij qëllimi.

Po ashtu nuk ka ende një ide të qartë se si BDI do të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, a do të shkojë me koalicion me LSDM si herën e fundit apo e vetme. Pasi Zaev nuk e pranon qëllimin e BDI për një kryeministër shqiptar nëse partia e tij del fituese.

‘’Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide nuk ka të bëj me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Kjo është një thirrje për të gjithë partitë shqiptare, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, për të mbështetur kauzën tonë e cila është më e madhe se të gjithë ne – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.’’- tha Ali Ahmeti.

SHKARKO APP