Ali Shaath do të drejtojë Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës
Një teknokrat dhe i respektuar në Gaza, Shaath do të udhëheqë përpjekjen për ndërtimin e shërbimeve publike, ringritjen e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme.
Ndërkohë, me miratimin e presidentit amerikan, Donald J. Trump, është ngritur një Bord Ekzekutiv, i përbërë nga figura me eksperiencë në diplomaci, zhvillim, infrastrukturë dhe strategjitë ekonomike.
Anëtarë të Bordit janë:
Marko Rubio
Steve Witkoff
Jared Kushner
Sër Toni Bler
Marc Rowan
Ajay Banga
Robert Gabriel
Trump ka emëruar, në mbështetje të Bordit të Paqes që do të kryesojë vetë, edhe Aryeh Lightstone dhe Josh Gruenbaum si këshilltarë të lartë. Ndërkohë Nikolaj Mladenov do të jetë Përfaqësues i Lartë për Gazën. Çështjet e sigurisë do të mbulohen nga gjeneral-majori Jasper Jeffers, i cili do të jetë Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Në mbështetje të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë dhe të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës do të ketë një Bord Ekzekutiv të Gazës, me këtë përbërje:
Steve Witkoff
Jared Kushner
Hakan Fidan
Ali Al-Thawadi
Gjeneral Hassan Rashad
Sër Toni Bler
Marc Rowan
Reem Al-Hashimy
Nikolaj Mladenov
Yakir Gabay
Sigrid Kaag
Të tjerë emra do të njoftohen në ditët e ardhshme.
Elton Metaj
KOHA JONË SONDAZH

