Alkool, banjo dielli! Shihni çfarë ndodh në karantinën më të çmendur të koronavirusit (FOTO)

Të prekurit nga virusi i ri me origjinë nga Kina kanë arritur në mbi 80 mijë në të gjithë botën dhe një pjesë e madhe njerëzisht po qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, kohë kjo e nevojshme që i duhet koronavirusit për t’u shfaqur.

E nëse shumë njerëz e përjetojnë në panik periudhën e karantinës me frikën se mund të jenë dhe ata mbartës të virusit vdekjeprurës, nuk mund të themi të njëjtën gjë për 720 e personat e bllokuar në resortin H10 Costa Adeje Palace në Tenerife.

Prej dita ditësh qendra e pushimeve në bregdeti spanjoll është “mbyllur” dhe nuk lejohet asnjë nga pushuesit të hyjë apo të dalë jashtë pasi një çift turistësh italianë dhe dy miqtë e tyre rezultuan të prekur me koronavirus, shkruan a2cnn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se largimi është i pamundur turistët kanë gjetur mënyrën më të zakonshme për të kaluar karantinën në një resort pushimesh; të bëjnë plazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imazhet që vijnë nga brenda resortit tregojnë që dhjetëra pushues në H10 Costa Adeje Palace kanë sfiduar frikën dhe shfaqen në ambientet e brendshme duke bërë plazh, pirë shampanjë apo provuar kuzhinën e larmishme pasi kanë mësuar se nuk do të largohen prej aty deri në ditët e para të marsit. Normalisht që disa prej tyre kanë dhe maskë mbrojtëse.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?