Alpha Bank në Greqi kalon me sukses vlerësimin e gjithanshëm

 

Rezultatet tregojnë se grupi bankar grek është financiarisht i fortë dhe i shëndetshëm

Alpha Bank në Greqi publikoi rezultatet e sprovës së qëndrueshmërisë(stress test-it), i cili u realizua për katër bankat sistemike greke. Kjo sprovë qëndrueshmërie u krye për të vlerësuar kërkesat minimale për kapital  (kapitali izakonshëm ishkallës së I-rë i njohur si CET1) nëpërmjet:

–       Rishikimit të cilësisë së aktiveve, nëpërmjet vlerësimit të përshtatshmërisë së kapitalit CET1 për vlerën e aktiveve në një date të dhënë, rregullimit për shkak të provizioneve, rregullimit vlerësues të kredisë dhe rishikimit të vlerës së drejtë; dhe

–       Sprovës së qëndrueshmërisë,  me qëllim vlerësimin e aftësisë ripërtëritëse  të Bankëspërkundrejt zhvillimeve të mundshme negative dhe vlerësimin e mundësive që risqet sistemike të shtohen gjatë situatave të vështirësuara;

Vlerësimii gjithanshëm që mbuloi periudhënnga korriku 2015 deri më dhjetor 2017 dhe sprova e qëndrueshmërisë nxjerrin në pah dobësitë e mundshme të pakorrigjuara të zbuluara në sprovat e mëparshme, ndihmojnë në përfundimin e shpejtë të rregullimeve në sektorin bankar si dhe ndihmojnë në rritjen e besimin të publikut të gjerë ndaj këtij sektori.

Sprova e qëndrueshmërisë u zhvillua duke marrë në konsideratë dy skenarë, skenarin “bazik” dhe skenarin makro-ekonomik negativ.

Në përputhje më vlerësimin e gjithanshëm dhe mbështetur në skenarin bazik raporti i CET 1 minimum ishte9.5%, shumë më lartë se një vit më parë që ishte vetëm 8%.Në skenarin e makroekonomik negativ raporti i CET-1 ishte caktuar si minimum 8%, krahasuar me 5.5% që ishte një vit me parë.

Ndër grupet e suksesshme bankare të eurozonës rezulton edhe grupi i “Alpha Bank” i cili ka ka arritur që pas korrigjimit të aktiveve në skenarin bazik raporti i kapitalit prej 8,98% të jetë shumë afër normës minimale të vendosur prej 9% gjë që do të thotë se mungesa e kapitalit është shumë e vogël, vetëm 263 milionë euro, një shumë më e ulët se ajo përkatëse e bankave të tjera sistemike të Greqisë dhe shumë vendeve të tjera.

Këto rezultate, për një grup bankar që operon në mënyrë të suksesshme në tregje ndërkombëtare,u ndikuan më shumë nga ndryshimi i “rregullave të lojës”, nga ndryshimetnë normat minimale të përcaktuara në skenarin bazik (9.5% nga 8%) dhe në skenarin negativ (8% nga 5.5%).

Për më tepër, analizae kryer tregon se pozicioni i Alpha Bank është përmirësuar më tej për shkak të injektimittë 1.2 miliardë euro kapital gjatë vitit 2014, veprim me të cilin banka ka bërë të mundur riblerjen e aksionevepreferenciale të shtetit grek me një vlerë prej 940 milionë euro.

Në lidhje me këtë vlerësim të gjithanshëm, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i grupit Alpha Bank, z. Demetrios P. Mantzounis u shpreh: “Në kuadër të një mjedisi shumë të paqëndrueshëm, ne kemi ruajtur të paprekur kapacitetet tona operacionale. Të ardhurat tona përpara provizioneve arritën në vlerën 872 milionë Euro, të shtuara me 9% krahasuar me vitin e mëparshëm, për shkak të kostos së ulët të depozitave dhe pakësimit të shpenzimeve operative të Bankës me 8% nga viti në vit. Duke pasur mbulim me mjete të numërueshme të huave me probleme dhe duke pasur në bilanc provizione me vlerë 15.2 miliardë euro – ne jemi të vendosur të vazhdojmë strategjinë tonë në përmirësimin e drejtimit të huave me probleme në portofolat me shumicë dhe atyre me pakicë dhe për të maksimizuar mundësinë e rikuperimit të tyre.

Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të angazhuar për të përmbushur me suksesrikapitalizimin brenda fundit të vitit 2015, si dhe për të vazhduar zbatimin e objektivave tëplanit të ristrukturimit. Zbatimi i reformave strukturore dhe përmirësimi i treguesve ekonomikë, e vendosin Alpha Bank në një pozicion të favorshëm për të përfituar nga besimi i përtërirë dhe stabiliteti në sektor.”

Ky vlerësimi gjithanshëm kishte si qëllim sigurimin e tregjeve se sistemi bankar në përgjithësi, dhe grupe të caktuara bankare në veçanti, kanë aftësinë e duhur për të furnizuar ekonominë reale me financime të mjaftueshme edhe në situata negative apo të pafavorshme. Rezultatet për operacionet në të gjithë Europën, përfshirë Shqipërinë, i japin Alpha Bank pozicionin e duhur për tu konsideruar një bankë e qëndrueshme në vend si dhe njëpartner i besueshëm për të gjithë ato familje dhe biznese që të besojnë depozitat si dhe të kërkojnë financime.

Për sa i përket Alpha Bank Albania, ajo operon në Shqipëri prej vitit 1998 dhe nëse i referohemi statistikave të Alpha Bank Albania Sh.A, mund të themi se deri në Qershor 2015 zotëronte një portofol kredie prej 38 miliardë lekë dhe depozita të klientëve në vlerën e 60 miliardë lekëve.

SHKARKO APP