Itali/ Alpinisti 45-vjeçar humb jetën pasi u zu poshtë nga ortek

Një 45-vjeçar italian ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një ortek në malin Sirente në Abruzzo këtë  të dielën. ANSA raporton se 45-vjeçari ishte alpinist dhe ka qenë duke u ngjitur në mal në momontin që është zënë poshtë nga dëbora.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e shpëtimit, pasi nxori katër alpinistë të tjerë nga bora. Thirrja e shpëtimit erdhi nga shokët alpinistë të viktimës në Qendrën e Operacioneve L’Aquila, e cila dërgoi menjëherë helikopter në vendngjarje.

Tekniku i bordit CNSAS doli në vendngjarje, ku u identifikua alpinisti në gjendje kritike për jetën, dhe mjeku në bordin e helikopterit, i cili ndërkohë kishte zbritur në vend, mund të bënte jo më shumë sesa të konfirmojë vdekjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?