Aludimi: Qeveria maqedonase kishte kontakte me grupin e armatosur?!
Dorëheqjet e mbrëmshme të ministres së Punëve të Prendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit sekret të këtij vendi, Sasho Mijallkov, kanë pasuar pas një takimi që ata kanë pasur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Sipas burimeve të portalit Libertas, në këtë takim, Jankullovskës dhe Mijallkovit u janë dhënë regjistrime (inçizime) nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundëzbulimit (DSK) me grupin e armatosur, konkretisht me personin e quajtur komandant NATO dhe njerëzit e tij.
Siç thuhet më tej, aty u është dëshmuar përfshirja e DSKsë, e cila ka biseduar me grupin e armatosur në Kumanovë.
“Shqiptarë të punësuar në DSK kanë kontaktuar përmes telefonit me grupin e armatosur, duke thënë se ata kanë kontaktuar me urdhër direkt të shefit të DSKsë, i cili ka pyetur se çfarë kompensimi kërkojnë që të tërhiqen. Praktikisht MPB ka hyrë në bisedime me ta”, thotë burimi i Libertas, transmeton INA.