FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Amazon” premton dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë

Themeluesi i ”Amazon”, Jeff Bezos, ka premtuar dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë.

Miliarderi njoftoi financimin, të paguar në kuadër të fondit ”Bezos Earth”, në samitin e COP26, të organizuar nga kryeministri britanik Boris Johnson.

”Ne duhet të mbajmë atë që kemi ende, duhet të rivendosim atë që kemi humbur dhe duhet të rrisim atë që na nevojitet për të jetuar pa e degraduar planetin për brezat e ardhshëm”, theksoi Bezos.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dy të tretat e tokës në Afrikë janë të degraduara, por kjo mund të rikthehet. Pasurimi mund të përmirësojë pjellorinë e tokës, të rrisë rendimentet dhe të përmirësojë sigurinë ushqimore, ta bëjë ujin më të besueshëm, të krijojë vende pune dhe të stimulojë rritjen ekonomike”, shtoi Bezos.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?