Ambasada ruse goditet nga dy raketa në Siri

 

Dy raketa kanë goditur ambasadën  ruse në Damask sot duke shkaktuar panik pasi  qindra njerëz u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për luftën ajrore të Moskës në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se rreth 300 njerëz kishin filluar të mblidhen në tubimin e organizuar në përkrahje të intervenimit të kohëve të fundit të Rusisë në Siri kur raketat goditën këtë përfaqësi diplomatike  në lagjen Mazraa të kryeqytetit sirian.

Ndërkohë, observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se  raketat janë gjuajtur nga pjesë  lindore e Damaskut, ku janë edhe janë të vendosur rebelët islamikë.

SHKARKO APP