Ambasada ruse:Mbi përvjetorin e dytë të tragjedisë në Odesë

 

Ambasada ruse ne Tirane ka shperndare per mediat nje njoftim ku nder te tjera shkruan se nesër, më 2 maj, mbushen dy vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur. Si rezultat i këtij aksioni barbar, 48 njerëz humbën jetën: shumica u dogjën të gjallë, ndërsa shumë të tjerë vdiqën pasi kërcyen nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve. I vetmi faj që kishin viktimat ishte që e shprehën hapur qëndrimin e tyre qytetar kundër grushtit të armatosur antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014.

Ambasada e Rusisë në Tiranë konstaton me keqardhje të thellë se deri tani, dy vite pas tragjedisë, qeveria në Kiev ende nuk ka kryer një hetim objektiv, të pavarur dhe të paanshëm të këtij krimi. Autoritetet ukrainase vazhdojnë t’i shpërfillin standardet ndërkombëtare që kërkojnë zbatimin e kritereve të pavarësisë, efikasitetit, hollësisë dhe afateve të arsyeshme të hetimit. Sipas raportit të Grupit konsultativ ndërkombëtar të Këshillit të Evropës për Ukrainën, hetimi që gjoja u krye nga Kievi nuk është fare në përputhje me dispozitat e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Madje, rezultatet e ekspertizës kriminalistike rreth shkaqeve të vdekjes së viktimave nuk janë publikuar kurrë, kurse organet ligjzbatuese në Ukrainë ende nuk kanë identifikuar personat përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë, i cili i ka të gjitha karakteristikat e një krimi kundër njerëzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, pandëshkueshmëria e autorëve të zjarrvënies në Odesë mbetet fakt. Dhe çuditërisht, Kievi zyrtar dhe disa vende perëndimore vazhdojnë të bëjnë sikur kjo është diçka normale.

Swiss Digital Mobile Reklama
A protester throws a petrol bomb at the trade union building in Odessa May 2, 2014. At least 38 people were killed in a fire on Friday in the trade union building in the centre of Ukraine's southern port city of Odessa, regional police said.  REUTERS/Yevgeny Volokin (UKRAINE - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

A protester throws a petrol bomb at the trade union building in Odessa May 2, 2014. At least 38 people were killed in a fire on Friday in the trade union building in the centre of Ukraine’s southern port city of Odessa, regional police said. REUTERS/Yevgeny Volokin (UKRAINE – Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

r3 r4 r5

E konsiderojmë këtë situatë si të patolerueshme. Jemi të bindur se i gjithë komuniteti botëror, të gjitha vendet e qytetëruara duhet të kërkojnë nga pala ukrainase që të realizojë një hetim të gjithanshëm të ngjarjeve në Odesë. Nëse nuk bëhet kjo, në asnjë mënyrë komuniteti ndërkombëtar nuk është në gjendje të flasë për përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.

Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur palës shqiptare që të ushtrojë ndikimin e saj maksimal mbi Kievin për të siguruar që tragjedia e ndodhur në Odesë të hetohet më në fund siç duhet dhe që fajtorët e vdekjes së dhjetëra njerëzve të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar (kërkesat përkatëse zyrtare Ambasada i ka dërguar Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë).

E theksojmë me vendosmëri se ky është një detyrim moral për të gjitha shtetet demokratike, të cilat u përmbahen parimeve të drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Indiferencën ndaj krimeve që janë të ngjashme me mizoritë e nazistëve të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore e shohim si absolutisht të papranueshme dhe në kontradiktë me deklaratat sistematike të vendeve perëndimore dhe aleatëve të tyre për domosdoshmërinë e normalizimit të situatës në Ukrainë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?